Akuzat e Kokës për policinë, Rama: Një herë ia fal, po e përsëriti gabimin...

Shqipëria

Akuzat e Kokës për policinë, Rama: Një herë ia fal, po e përsëriti gabimin...

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 21:38
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duket se ka “falur” Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për akuzat e bëra për punën e policisë, duke thënë se të gjithëve u lejohet që të gabojnë të paktën një herë.

Duke folur në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, kryeministri Rama tha se Koka është një ministër që i ka respektuar rregullat dhe kodin etik të kabinetit qeveritar, por shtoi se gabimin që bëri “ia ka falur” me kusht që nuk do të përsëritet më.

Rama: Unë nuk marrë seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit, por edhe gjatë pilafit. Unë di të bëj dallimin e qartë mes një ministri që në mënyrë të përsëritur ka shkelur kodin etik të qeverisë, dhe një ministri që ka të drejtën edhe ai të bëjë një gabim, me shpresën se nuk do të përsëritet.

Pra ministrit Koka ia keni falur gabimin?

Rama: Nuk fola për falje, por për të drejtën që çdonjëri ka të gabojë një herë.  

Po deklaratat e deputetit Vangjel Tavo?

Rama: Mos kërkoni nga unë që të komentojë deklaratat e një deputeti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat