Bylykbashi: Sistemi i drejtësisë ka rënë, Rama kontrollon Vetingun

Shqipëria

Bylykbashi: Sistemi i drejtësisë ka rënë, Rama kontrollon Vetingun

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 12:36
Oerd Bylykbashi

Ka nisur me debat seanca e sotme e Kuvendit, nga ku deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi foli me tone të ashpra ndaj deputetit socialist Taulant Balla, pasi ky i fundit kërkoi mbledhjen e Komisionit të Reformës.

“Të bësh thirrje për të mbledhjen e Komisionit të Reformës është  e fundit që duhet të bësh. E di që po përpiqesh dhe po lexon këto kohë, por s’të mjafton koha sepse e çove në derexhe Reformën në Drejtësi”, tha Bylykbashi.

Ai shtoi se sistemi i drejtësisë ka rënë, ndërsa Vetingu që kontrollohet nga drejtorët e Ramës është antikushtetues. “Sot ka rënë sistemi i drejtësisë. Ne kemi bëra maksimumin që sistemi i drejtësisë të vijë në shinat e standardeve evropiane. Vetingu yt, me drejtorët e kryeministrit është antikushtetues. Nën presionin tënd në Këshillin e Lartë gjyqësor dhe Veting do të shkojnë vetëm ushtarët e tu. Mos i shisni dëngla shqiptarëve me Vetingun. Vetingu duhet të nis këtu. Është ai kryeministri yt që kur u bë Vetingu i politikanëve tha plotësojë të bardhë formularin se të mbrojë unë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat