Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Nishani kërkon prezencën e Ramës

Shqipëria

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Nishani kërkon prezencën e Ramës

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 15:09
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Presidenca ka refuzuar kërkesën e Kryeministrisë, që në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të ishte i pranishëm Zv/kryeministri Niko Peleshi. Kjo kërkesë zyrtare nisur Presidencës erdhi pasi aktualisht, Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Image

Por Presidenca nuk ka pranuar që në këtë mbledhje, e planifikuar për ditën e premte në orën 12:00 të jetë i pranishëm Peleshi. Në përgjigjen e saj, institucioni i Presidentit shprehet se nuk ka asnjë arsye objektive përse duhet të zëndësohet prezenca e Kryeministrit.

Presidenti vlerëson se prania e Kryeministrit Rama çmohet si e nevojshme.

Image

Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutohet çështja e mosarrestimit të Klement Balilit. Ajo vjen pas kërkesës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta, drejtuar Presidentit Bujar Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat