Basha përsërit Lu-në: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet. Të ngrihemi në 18 shkurt!

Shqipëria

Basha përsërit Lu-në: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet. Të ngrihemi në 18 shkurt!

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:52
Donald Lu dhe Lulzim Basha

Në kulmin e gjithë replikave dhe akuzave mes kreut të organit të akuzës në vend, Adriatik Llallës dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu ka reaguar edhe kreu i opozitës, i cili u kujton shqiptarëve protestën e madhe.

Basha përsërit Lu-në teksa thotë se politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhjen zgjedhjet. Për këtë arsye sipas kreut të opozitës, 18 shkurti do të jetë dita e kthimit të pushtetit te qytetarët. "Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme. Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë. Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje. Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku. 18 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij. 18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetaret. 18 shkurti është dita të ngrihemi bashke", thote kreu i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat