Edhe “Washigton Post” shkruan për përplasjen e ambasadorit amerikan me kryeprokurorin shqiptar

Shqipëria

Edhe “Washigton Post” shkruan për përplasjen e ambasadorit amerikan me kryeprokurorin shqiptar

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 10:05
Adriatik Llalla dhe Donald Lu

Përplasjet mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në Tiranë janë pasqyruar edhe në prestigjiozen amerikane “Washington Post”.

“Kryeprokurori shqiptar konfrontohet me ambasadorin amerikan”, është titulli i WP, duke e quajtur tensionin e krijuar një ditë më parë si një konfrontim të ashpër flakë për flakë.

Lu tha një ditë më parë se gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë nga vendet anëtare të BE-së do të vijnë javën e ardhshme në Shqipëri për të monitoruar procesin e reformës dhe emërimet për institucionet e vettingut.

‘Organet gjyqësore aktualisht janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive. Por partitë opozitare dhe disa shoqata të gjyqtarëve e prokurorëve kanë kontestuar ashpër reformën, duke e vonuar fillimin e saj. BE kërkon rezultate të prekshme para vendosjes së një date për negociatat për anëtarësim. Shqipërisë iu dha statusi i kandidatrit për në BE në vitin 2014.”, thuhet në shkrimin e amerikanes "Washington Post".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat