Reagon Basha për përplasjen e fortë Llalla-Lu

Shqipëria

Reagon Basha për përplasjen e fortë Llalla-Lu

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 13:39
Lideri i opozitës Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha është i pari politikan shqiptar që ka reaguar në lidhje me përplasjen e paprecedentë mes ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu, dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

I pyetur nga gazetarët për këtë cështje, kreu demokrat tha se shkëmbimet e akuzave të ndërsjella janë të paqarta për të.

“Ka patur shkëmbim akuzash të cilat kanë qenë të paqarta për mua. Nuk është detyra ime të komentoj për to. Ajo që dua të them është që ditët e fundit shqetësimi ynë për zgjedhjet e lira dhe te ndershme është konfirmuar nga të gjithë aktorët, nga diplomatet e huaj, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët dhe kjo është kambanë alarmi që na thërret gjithë shqiptarëve që të ngrihemi bashkë për të mbrojtur votën e lirë. Kjo është thirrje që kam, të ngrihemi bashke më 18 qershor për votën e lirë”, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, kryediplomati Donald Lu dhe Prokurori i Përgjishthëm shkëmbyen akuza të forta për bllokim të reformës në drejtësi, ndërhyrje të ambasadorit në hetime, e deri tek hakmarrje personale me revokimin e vizave amerikane për prokurorët dhe vetë Llallës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat