Kush janë politikanët që ambasada amerikane i do pas hekurave?

Shqipëria

Kush janë politikanët që ambasada amerikane i do pas hekurave?

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:15
Llalla

Kryeprokurori i Shtetit deklaroi mbrëmë në ‘Opinion’ se një ndër debatet me ambasadorin Lu ka qenë për arrestimin e disa zyrtarëve të lartë. Adriatik Llalla pretendoi se kjo kërkesë është bërë pa patur fakte. Sot në media është spekuluar shumë mbi emrat e mundshëm, duke shkuar deri tek drejtuesit e lartë të institucioneve, por deri tani nuk ka asgjë konkrete se kush janë këto zytarë që ambasada amerikane i do në burg…

Kësisoj sjellin edhe një herë në vemendje deklaratën e Llallës mbrëmë në emisionin ‘Opinion’.

Fevziu: A ju kanë kërkuar ambasadorët arrestimin e ish- kryeministrit Berisha?

Llalla : Ambasadorët e huaj në vendin tonë kanë përfituar për shkak të statusit që ata kanë. Ata kanë ardhur në zyrën time duke kërkuar arrestimin e disa zyrtarëve të lartë në vend, emrat e të cilëve nuk dua t’i përmend pa sjellë fakte. Ambasadorët nuk mund të sjellin fakte. Nëse këta ambasadorë nuk do të kishin imunitetin që kanë, ata do të ishin përpara përgjegjësisë.

Fevziu:Ju kanë sjellë fakte?

Llalla:Një ambasador nuk mund të sjellë fakte sepse nuk janë oficerë i policisë gjyqësore.

Fevziu: Po si ju kanë kërkuar?

Lllalla: Ata kanë kërkuar dhe arrestimin e zyrtarëve të niveleve të larta, si ministra, ish ministra, ku nuk kanë munguar dhe emrat dhe nisen në bazë të opinioneve.

Fevziu: Si e shpjegoni që asnjë zyrtarë asnjë njeri me pushtet të fuqishëm nuk është dënuar në këtë vend.

Llalla: Nuk është vetëm z.Ksera që është dënuar në këtë vend por dhe zyrtarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat