Basha: Rama po shkatërron dekriminalizimin me Elvis Roshin, më 18 shkurt të ndalim krimin

Shqipëria

Basha: Rama po shkatërron dekriminalizimin me Elvis Roshin, më 18 shkurt të ndalim krimin

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 18:10
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon Kryeministrin Edi Rama se po shkatërron procesin e dekriminalizimit me Elvis Roshin, i cili u shfaq sot më Arben Ahmetajn në Kavajë si drejtues i fushatës zgjedhore në këtë qytet.

Në një status në Facebook, Basha bën thirrje për të dalë në protestë më 18 shkurt për të kundërshtuar këtë pushtet të Edi Rama me krimin. Siç thotë kreu i demokratëve, votimi elektronik do t’i japë fund blerjes së votave dhe ndërhyrjes së krimit në zgjedhje.

Reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.

Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më #18Shkurt#NgrihemiBashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat