Shefi i misionit të EURALIUS largohet nga Shqipëria

Shqipëria

Shefi i misionit të EURALIUS largohet nga Shqipëria

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 20:45
Shefi i misionit të EURALIUS, Rainer Deville

Shefi i misionit të EURALIUS do të largohet nga Shqipëria. Më datë 1 shkurt, kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka njoftuar se Rainer Deville do të largohet nga vendi ynë, edhe pse mandati i tij përfundonte në vjeshtën e vitit 2018.

Deville gjithashtu ka qenë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike, e cila ka thënë se ai e ka përkthyer gabim Vettingun.

“Të nderuar, në nisje të punës së përbashkët për vitin 2017 dhe në përmbyllje të detyrës së Shefit të Misionit EURALIUS IV Dr. Rainer Deville, në vlerësim të kontributit të tij dhe punë së përbashkët për reformën në drejtësi, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në një pritje koktej ditën e mërkurë, datë 1 shkurt, ora 18:00 në Hotel “ Tirana Internacional”. Ju mirëpresim! Fatmir Xhafaj Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shkruhej në ftesën e Xhafajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat