Rama: Ja pse nuk u falën kamatëvonesat e energjisë, që në fillim

Shqipëria

Rama: Ja pse nuk u falën kamatëvonesat e energjisë, që në fillim

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 12:03
Edi Rama

Të suksesshme e ka cilësuar kryeministri Edi Rama reformën për energjinë. Gjatë një takimi, ku prezantoi skemat lehtësuese për abonentët përfitues të OSHEE-së Rama tha se, nëse kamatëvonesat e faturës së energjisë elektrike do të ishin zeruar që në nisje të reformës, ajo do të kishte dështuar. 

“Nëse ne do të kishim falur kamatëvonesat që në momentin e parë, reforma do të kishte dështuar dhe ne do të kishim dështuar në një nga aspektet më të rëndësishme të projektit tonë për të bërë shtet. Sot ne kemi 453 mijë konsumatorë që kanë aktmarrëveshje me shtetin dhe që janë në një marrëdhënie reciprociteti me kompaninë”, deklaroi kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë akuzoi kundërshtarët politikë, duke thënë se kërkohet të bëhet shtet social vetëm për vota. Rama prezantoi dhe nismën për abonentët të cilët nuk jetojnë në shtëpitë e tyre por në emigracion.  Rama tha se leximi, se sa ka harxhuar një konsumator, do të bëhet nga kompjuteri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat