Kokëdhima “sfidon” Ramën edhe në Elbasan, takim me socialistët për “Zgjidhjen”

Shqipëria

Kokëdhima “sfidon” Ramën edhe në Elbasan, takim me socialistët për “Zgjidhjen”

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 19:28
Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka ftuar socialistët e Elbasanit për një bashkëbisedim.

Ai ka bërë publike edhe ftesën zyrtare për këtë takim, në serinë e bashkëbisedimeve të tij me bazën socialiste në qytete të ndryshëm.

“Të dashur miq! Takimi ynë i radhës mbahet në Elbasan, 13 Shkurt!”, shkruan Kokëdhima në rrjetin social “Facebook”. 

Takimi do të zhvillohet të hënën e ardhshme në teatrin “Skampa”, në orën 17:00. Politikani Kokëdhima ka zhvilluar disa takime me bazën socialiste në qytete të ndryshëm të vendit për të prezantuar idetë dhe nismat e tij për reformimin e Partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat