Vaditje me matës, Rama në Myzeqe: Ujë për çdo parcelë

Shqipëria

Vaditje me matës, Rama në Myzeqe: Ujë për çdo parcelë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 18:22
Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Myzeqesë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Myzeqesë për të parë nga afër disa nga projektet. Nga aty Rama tha se 400 km kanale kulluese dhe vaditëse formojnë në Lushnjë dhe Divjakë “unazën bujqësore”. Sipas një njoftimi për shtyp, ajo çka përbën risi në këtë investim është pajisja e çdo fermeri me matës, çka do të sjellë edhe menaxhim më të mirë të burimeve ujore.

“Në këtë rajon, ku kemi bujqësinë më intensive, për herë të parë në Shqipëri, ne do të bëjmë vaditjen me matës, që gjithësecili ta dijë se sa ujë merr e se sa ujë harxhon. Është një inovacion që ne duam ta shtrijmë edhe më tutje”, tha Rama.

Më pas ai shtoi se ky është një transformim rrënjësor, që përveç lehtësirave për fermerët e bujqit, ka sjellë edhe punësimin e banorëve të zonës, ku deri tani janë punësuar 250 të tillë e deri në përfundim prentendohet të merren në punë 600 veta, përfshi punësimin sezonal. Investimet përfshijnë gjithashtu edhe ujësjellësin e ri, punimet për të cilin përfundojnë në tetor të këtij viti dhe i japin zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për 22 mijë banorët e zonës së Çermë-Sektorit. Kryeministri vizitoi nga afër ambientet e rikonstruktuara plotësisht të shkollës së Çermës dhe Këmishtajt, që do i shërbejnë jo vetëm nxënësve, por edhe komunitetit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat