Basha: Grabitja, dëshmi e rënies së shtetit

Shqipëria

Basha: Grabitja, dëshmi e rënies së shtetit

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 20:38
Lulzim Basha

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë këtë të enjte në rrugën e Rinasit, është tregues se shteti ka rënë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje e pushtet kriminelëve.

Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta lemë vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin, shkruajti Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat