Grabitja në Rinas, arrestohet drejtuesi teknik i kompanisë private

Shqipëria

Grabitja në Rinas, arrestohet drejtuesi teknik i kompanisë private

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 09:50
Grabitja në Rinas

Ka shkuar në gjashtë numri i të arrestuarve për grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë, të ndodhur një ditë më parë.

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka vënë në pranga drejtuesin teknik i kompanisë private, Fatmir Gapi.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi pesë punonjësit e kompanisë së sigurisë që po transportonte paratë e bankës.

Dje, persona të armatosur kanë vjedhur paratë e një banke të nivelit të dytë në rrugën pranë Rinasit. Autorët kanë qenë duke udhëtuar me dy makina, të cilat pas grabitjes i kanë djegur.

Grabitësit kanë ndjekur makinën e blinduar që kishte me vete paratë e bankës dhe në afërsi të një universiteti që ndodhet në këtë segment rrugor, e kanë përplasur atë.

Pasi e kanë aksidentuar qëllimisht makinën, autorët nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë dhe janë larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat