Tjetër arrestim për grabitjen e 2 mln eurove afër Rinasit, policia bën bilancin: 13 gëzhoja, dy makina...

Shqipëria

Tjetër arrestim për grabitjen e 2 mln eurove afër Rinasit, policia bën bilancin: 13 gëzhoja, dy makina...

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 10:58
Grabitja

Policia e Tiranës ka dhënë një informacion më të plotë në lidhje me atë çfarë është gjetur në vendngjarje pas grabitjes së rreth 2 milionë eurove nga persona ende të paidentifikuar.

Sot është bërë edhe arrestimi i një shtetasi tjetër, duke shkuar në 6 persona të arrestuar, por që në fakt asnjë autor i grabitjes së 8 thasëve me lekë. Në të njëjtën kohë shoqërisë private të sigurimit i është hequr edhe licenca.

Në segmentin Rrugorë interurban Qafë Kashari - Rinas. Janë vjedhur me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të djegura pranë vendit të ngjarjes. 

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56

- 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike

- 2 automjetet  e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.

Si rrjedhojë janë arrestuar shtetasit :

• Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyre drejtues teknik i SHPSF

• Xhelil Metaj , 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,

• Gentian Dedja , 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,

• Perparim Logu , 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes SHPSF,

• Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer I shoqerise,

• Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer I shoqerise.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vjedhjes me arme" kryer në bashkëpunim mbetur në tentative dhe "Shpërdorim detyre", parashikuar nga Nenet 140-25 dhe 248 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat