“Bergamonews”: Të rinjtë italianë drejt vendit të shqiponjave

Shqipëria

“Bergamonews”: Të rinjtë italianë drejt vendit të shqiponjave

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 12:11
Heroi Gjergj Kastrioti - Slenderbeu

Gjithnjë e më shumë në shtypin italian po merr vëmendje Shqipëria, tashmë jo për emigrantët shqiptarë që janë atje, por për ata italianë që vijnë drejt nesh.

Mediat atje po diskutojnë fenomenin e të rinjve që gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për të nisur aktivitete ekonomike.

“Bergamonews” analizon këtë fenomen, duke evidentuar se numri i italianëve që jetojnë në Shqipëri po rritet ndjeshëm. Artikulli analizon shkaqet e transferimit të italianë në Shqipëri, ndër të cilat renditen, kosto e ulët e jetesës, taksat e ulëta si dhe kushtet klimaterike.

Sipas “Bergamonews” , 600 biznese start-up të Tiranës janë në pronësi të të rinjve italianë, që dukshëm nuk kanë arritur të gjejnë hapësira në tregun e vendit të tyre. Restorante, piceri, pube; këto janë vetëm disa prej aktiviteteve që udhëhiqen nga italianët në këtë vend të vogël të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat