Heqja e mandatit, rrëzohet kërkesa e Dashamir Tahirit

Shqipëria

Heqja e mandatit, rrëzohet kërkesa e Dashamir Tahirit

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 13:33
Ish-deputeti Dashamir Tahiri

Kërkesa e ish-deputetit Dashamir Tahiri, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit të KQZ-së është rrëzuar nga Gjykata Administrative. Tahiri kishte ankimuar në gjykatë vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, si pasojë e ligjit të dekriminalizmit.

Më herët, ish-deputeti është shprehur se do të kërkojë të drejtën e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit siç ia garanton ligji. Ndërsa më përpara Gjykata Administrative rrëzoi edhe kërkesën për pezullim të vendimit të KQZ-se nga ish- deputeti tjetër që iu hoq mandati, Shkëlqim Selami. Me kërkesë të Prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm dhe vendosi heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, atë të PD-së, Dashamir Tahiri, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.

Votat e anëtarëve të KQZ-së për këtë vendim kanë qenë në unanimitet. KQZ vendosi që në vend të Shkëlqim Selamit nën siglën e LSI në Vlorë, deputet të emërohet Flamur Celaj, ndërsa vendin e ish-deputetit të PD-s Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Dashamir Tahiri ta zërë Edmond Zejno në Kuvendin e Shqipërisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat