Ngjarja tragjike në Fier/ Zbulohen detaje tronditëse: Viktimat, të martuar e me fëmijë

Shqipëria

Ngjarja tragjike në Fier/ Zbulohen detaje tronditëse: Viktimat, të martuar e me fëmijë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 14:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që tronditi sot qytetin e Fierit, ku një 32 vjeçar ka vrarë të dashurën e më pas veten.

Sipas burimeve ata ishin të dy të martuar me persona të tjerë, madje edhe prindër me fëmijë.“Derveni është baba I dy fëmijëve, kurse Arapi nënë e një fëmije”

Për policinë, ngjarja është vrasje dhe vetëvrasje, pasi i riu nga Fieri, mbante në dorë 1 pistoletë të tipit “TT” e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij. Shkaqet janë ende të pazbardhura, megjithatë përmendet një histori dashurie mes Drini Derveni 32 vjeç nga Fieri dhe Ermira Arapi 29 vjeçe nga Lushnja.

Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e dy të rinjve nga Fieri dhe Lushnja për të zbardhur shkaqet që çuan të drejt kësaj tragjedie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat