Ahmetaj "godet" Tahirin për grabitjen në Rinas

Shqipëria

Ahmetaj "godet" Tahirin për grabitjen në Rinas

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 16:08
Ministri i financave, Arben Ahmetaj

Ministri i financave, Arben Ahmetaj, do të propozojë në qeveri një nismë e cila do te rikthejë rolin e policisë se shtetit në shoqërimin e vlerave monetare që transportojnë bankat.

Ahmetaj thotë se ngjarje të tilla janë te dhimbshme për t’u dëgjuar, për të, nëse në shoqërimin e parave do te kishte prani të efektivëve te policisë, grabitja nuk do të kishte ndodhur.

Ahmetaj shpreh bindjen se policia i ka kapacitetet dhe ekspertizën teknike për ta bërë këtë më mirë se kompanitë e shoqërimit fizik.

Propozimi i kreut të financave synon të rikthejë rolin e mëparshëm të policisë, ku një grup me efektivë të saj shoqëronte makinat që transportonin vlerat monetare. Në harkun kohor të 10 viteve, kur shoqërimi bëhej nga policia e shtetit, ka ndodhur vetëm një rast grabitjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat