Pas grabitjes, Sejko dhe Tahiri bëhen bashkë për të shtuar masat e sigurisë

Shqipëria

Pas grabitjes, Sejko dhe Tahiri bëhen bashkë për të shtuar masat e sigurisë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 18:57
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Kur kanë kaluar vetëm një ditë nga grabitja e parëve të një banke në rrugën e Rinasit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë pasur një takim për të parë mundësitë dhe për të ndërmarrë disa hapa sesi duhen transportuar lekët.

Në një prononcim për mediat, Guvernatori i Bankës dhe Ministri i Brendshëm kanë nënvizuar nevojën për të hartuar një plan masash që ngjarje si ajo e djeshmja të mos ndodhin më.

Duke siguruar se sistemi financiar është në gjendje shumë të mirë, Sejko theksoi se duhet të koordinohet puna mes institucioneve përkatëse që ngjarje të shëmtuara si ajo e djeshmja të mos përsëriten.

Po ashtu, Guvernatori u shpreh se grabitjet e kohëve të fundit kanë ndikim në imazhin e bankave.

“Ky takim ishte në kuadrin e ngjarjes së ndodhur lidhur me vjedhjen. Ju konfirmoj se sistemi bankar dhe sistemi financiar është në gjendje shumë të mirë. Pra këto janë ngjarje të shëmtuara që ne do të koordinojmë punën për parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve, por e rëndësishme është të sigurohemi që bankat janë të shëndetshme. Ne jemi të shqetësuar për imazhin, mos kemi dëmtime në imazh.”, tha Sejko në fjalën e tij.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se është e domosdoshme që të krijohen kushtet e nevojshme që paratë të lëvizin në kushte të larta sigurie.

Edhe pse ai deklaroi se sot Shqipëria ka një standard siguri më të lartë se më parë, Tahiri siguroi se Policia e Shtetit do të jetë prezente për të garantuar transportimin e parave.

“Policia bashkë me bankat do të koordinojnë me ngushtë për të garantuar transportin drejt Rinasit. Kjo është një sfidë e jona, jemi të vetëdijshëm se sot kemi një standard më të mirë sigurie. Ka ende shumë punë për të bërë.

Të tilla ngjarja të parandalohen dhe mos përsëriten më në të ardhmen. Vjedhjet e transportit janë zero në vendet e BE nga masat parandaluese. Policia e shtetit do të jete prezente për të garantuar transportin e parave.’, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat