Vrasja e bujshme e ’97, familja e tregtarit kërkon drejtësi: Ishte krim shtetëror

Shqipëria

Vrasja e bujshme e ’97, familja e tregtarit kërkon drejtësi: Ishte krim shtetëror

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:01
Vrasja e Artur Rustemit 20 vite më parë

Vrasja e Artur Rustemit 20 vite më parë në afërsi të sheshit të ‘Flamurit’ është një prej vrasjeve më të bujshme në Shqipëri. 

Pas rënies së firmave piramidale protestat paqësore u kthyen në të dhunshme në momentin kur nga një lartësi me një plumb të vetëm u vra Rustemi dhe flitet se në varrimin e tij kanë marrë pjesë më shumë se 40 mijë njerëz.

Sot pas 20 vitesh familjarët e tij kërkojnë drejtësi. Donika, bashkëshortja shprehet se ka qenë një krim shtetëror dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për zbardhjen e asaj ngjarje nuk është bërë asgjë. Ajo bën apel për të zgjidhur sa më parë këtë çështje që ka lënë shumë enigma pas.

NGJARJA

Qytetarët e pashpresë për të rimarrë paratë që kishin hedhur në këto firma piramidale, po u drejtoheshin rrugëve dhe shesheve. 10 shkurti i 1997-ës shënoi në fakt, përplasjen e parë dhe më të madhen, mes qytetarëve dhe forcave policore, prania e të cilave në Vlorë, në atë ditë, ishte e jashtëzakonshme. 34-vjeçari Artur Rustemi, i cili ushtronte aktivitetin e tregtisë, ishte një nga ata që kishte humbur vlera monetare në këto firma. Prandaj dhe kishte dalë në protestë.

Por, ai atë ditë nuk do të kthehej më pranë fëmijëve të vet të mitur dhe tek bashkëshortja e tij. Diku, pranë xhamisë së qytetit, në një shesh të vogël ku përplasja me policinë ishte shndërruar në një betejë të ashpër, ai do të goditej nga një plumb i vetëm. Një plumb që e zuri në pjesën e sipërme të zemrës dhe depërtoi përgjatë trupit, duke dalë në anën tjetër në krahun e djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat