Krimi i pasionit në Fier, dikush ka një mesazh të fortë për të gjithë paragjykuesit

Shqipëria

Krimi i pasionit në Fier, dikush ka një mesazh të fortë për të gjithë paragjykuesit

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 00:10
Ermira Arapi

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Fier brenda një makine tip “Jeep”, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik. Detajet e tjera që u zbuluan shkaktuan shumë reagime tek qytetarët. Drini Derveni, i martuar me dy fëmijë dhe Ermira Arapi, gjithashtu e martuar me një fëmijë ishin të lidhur, ndërsa mendohet se Derveni nuk e ka pranuar ndarjen duke e vrarë fillimisht 29-vjeçaren, ndërsa më pas veten.

Sigurisht, një ngjarje e tillë shkaktoi shumë komente negative, ndërsa një ndjekës i JOQ ka një mesazh për të gjithë këta paragjykues. Ja çfarë shkruan ai në redaksinë tonë:

Përshëndetje JOQ, me këtë lajmin që lexova pak më parë u hidhërova pak, jo për faktin se nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, ka ndodhur dhe do rindodhë edhe pse ky fakt nuk pëlqehet shumë nga "moralistët" e kam fjalën për 2 personat që u gjenden të vrarë në makinë. Thjesht doja tu drejtohesha gjithë atyre që kanë komentuar ashpër, mirë do bënin të kishin më pak paragjykime për njerëzit që nuk i njohin ose të mos kenë aspak. Unë nuk mbroj asnjë mëkatar dhe nuk gjykoj gjithashtu, për arsye se edhe unë jam mëkatare edhe pse mëkatet nuk i kemi të njëjta të gjithë jemi. Kështu që lërini ato gjykimet dhe mos i publikoni sepse këta persona Kanë dhe pasardhës dhe do I brengosni akoma më shumë. Përpara se të shkruani një koment vendosni pak trurin të mendojë dhe mos na u shtirni si engjëj se të gjithë e keni anën e zezë që nuk ju a sheh askush. Toleroni pak të tjerët se nuk ju sjell keq, veç mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat