Fqinjët: Ermira jetonte me kunatën, burri me vajzën dhe prindërit rrinin në Greqi

Shqipëria

Fqinjët: Ermira jetonte me kunatën, burri me vajzën dhe prindërit rrinin në Greqi

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 09:02
Ermira Dushi

Në Ngurrëz të Lushnjes, të afërmit e Ermira Dushit (Arapit) pohojnë se janë lajmëruar për varrimin e saj në këtë fshat. Sipas tyre, familja e Ermirës ka emigruar përpara 20 vitesh në Greqi, ku edhe punojnë e jetojnë atje. Madje edhe Ermira kishte qenë disa kohë atje, por pasi ishte martuar më së shumti kishte jetuar në Fier.

Njeri nga të afërmit e famijes Arapi u shpreh se viktima jetonte me kunatën në shtëpinë e burrit, ndërsa ky i fundit punon e jeton në Greqi me prindërit e vajzën e mitur 6-vjeçare, të cilën do që ta shkollojë andej. “Ata kanë vite që jetojnë në Greqi.

Edhe Ermira ka qenë andej, ajo punonte si rrobaqepëse, ndërsa Armando i shoqi punonte si hidraulik kur të gjente. Prindërit e tij jetonin në Greqi. Kur e panë që këtu nuk jetohej, ai iku në Greqi, mori edhe vajzën. Ndërsa Ermirën me sa do duket do ta merrte më vonë.” /Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat