Rrëfehen policët: Na u duk si aksident, kur befas dëgjuam ‘lini armët tek këmbët!’

Shqipëria

Rrëfehen policët: Na u duk si aksident, kur befas dëgjuam ‘lini armët tek këmbët!’

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 09:14
Grabitja

“Autorët erdhën direkt në xhamin e makinës dhe bërtitën që armët t’i linim tek këmbët. Nuk na lanë kohë të vepronim”.

Kështu kanë dëshmuar tre policët privatë të arrestuar nga policia e Tiranës si dhe dy shoferët e blindave. 

Burime pranë policisë bënë me dije se të pestë personat u morën në pyetje me radhë veçmas nga njeri-tjetri, por sipas tyre nuk kanë mundur të identifikojnë asnjërin prej autorëve. 

Gjatë dëshmisë të arrestuarit kanë rrëfyer se në momentin e parë që makina u doli përpara dhe përplasi blindin e parë kishin menduar se ishte një aksident rrugor, por gjithçka e kishin kuptuar kur nga mjeti dolën personat e armatosur. 

Ata thanë se agresorët kanë qëlluar fillimisht me breshëri duke çarë gomën e parë. Më pas autorët janë afruar në xhamin e mjetit të parë dhe i kanë kërkuar që të linin armët tek këmbët dhe të zbrisnin nga makina. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me personat në blindin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat