Nënkryetari i LSI-së: Kjo rini s’meriton një vend të kanabizuar

Shqipëria

Nënkryetari i LSI-së: Kjo rini s’meriton një vend të kanabizuar

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 14:59
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, gjatë fjalës së tij në konventën e Tiranës, iu drejtua të rinjve duke u thënë se ata nuk meritojnë të jenë pjesë e një vendi të kanabizuar.

“Nuk e meritoni të quheni rina e një vendi të kanabizuar, e një vendi të kriminalizuar sepse një pjesë e politikës guxoi ta fuste krimin edhe brenda radhëve të saj” ,tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërsa më pas Ilir Meta u mundua t’i zbuste tonet duke thënë:  “Po ta dija qe Luan Rama do ta kishte fjalën kaq te zjarrte do flisja përpara tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat