Përplasja Llalla - Lu, shumë zhurmë për asgjë?! Detaji i ri për serverin e

Shqipëria

Përplasja Llalla - Lu, shumë zhurmë për asgjë?! Detaji i ri për serverin e

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:31
Ambasadori amerikan Donald Lu me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Lalla

Hetimi i nisur nga prokuroria e Tiranës për drejtuesit e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për shpërdorim detyre ka mbetur në vend.

Prokurorisë me vendim gjykate i është hequr e drejta për të marrë të dhënat e serverit i ILDKPKI-së me argumentin se bllokohet puna e institucionit.

Por media ka mundur të sigurojë vendimin e sekuestrimit të prokurorisë se kryeqytetit për disa materiale nga inspektorati. Në të janë të listuara të gjitha dokumentet që kërkohen për llogari të këtij hetimi.

Në pikën e fundit prokurori i çështje kërkon të dhënat e ruajtura në serverin qendror të sistemit kompjuterik nëpërmjet shkarkimit. Sipas hetuesve në asnjë moment nuk është kërkuar bllokimi i këtij serveri por kopjimi i të dhënave për t’i përdorur në këtë hetim.

Pavarësisht kësaj të tre shkallet e gjyqësorit vendosen t’i heqin të drejtën prokurorit t’i ketë këto informacione duke e kufizuar për të kryer hetime të plota.

Sekuestrimi i këtyre dokumenteve nga ILDKPKI-ja ishte pjesë e përplasjes mes ambasadorit amerikan Donald Lu me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Lalla.

Diplomati i larte tha se prokuroret dështuan të sekuestronin serverin e ILDKPKI-së, i cili është jetik për procesin e vettingu-t.

Për prokurorinë ka dyshime të arsyeshme se institucioni drejtuar nga Shkëlqim Ganaj ka shkelur ligjin pasi të paktën në tre raste nuk ka kryer detyrën. Kuvendi i Shqipërisë për tre deputetë me anë të komisioneve hetimore ka hetuar konfliktit e interesit të deputetëve, në një kohe kur ishte detyra e ILDKPKI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat