Rrëshqitje dheu në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike

Shqipëria

Rrëshqitje dheu në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 00:42
Pamje nga shembja e dheut

Erozioni, ujërat që rrjedhin pa kriter dhe shirat intensiv të rënë gjatë javës në Gjirokastër kanë shkaktuar një shembje masive të një pjesë të murit mbajtës në kalldrëmin e lagjes “Puntori”, që e lidh atë me pjesën tjetër të qytetit.

Shefi i Shtabit të Emergjencave në bashki, Fatri Brahimi tha se situata është vërtetë e rëndë dhe për këtë kërkohet ndërhyrja imediate.

OSHEE ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike për këtë zonë në mënyrë që të shmanget ndonjë fatkeqësi e mundshme.

Gjatë gjithë këtyre kohëve me shi edhe mure të tjera dhe masive të mëdha toke kanë pësuar shembje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat