Tom Doshi takon Papa Françeskun: Dy ditë të paharrueshme

Shqipëria

Tom Doshi takon Papa Françeskun: Dy ditë të paharrueshme

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 00:45
Tom Doshi gjatë një vizite në Vatikan ka pasur një takim me Papa Françeskun

Deputeti i parlamentit shqiptar Tom Doshi gjatë një vizite në Vatikan ka pasur një takim me Papa Françeskun.

 Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kardinali shqiptar Dom Ernest Troshani.

“Dy ditë të paharrueshme për mu dhe familjen teme. Dje pata fatin të marr pjesë në Meshën Shejte të Papës Françesku së bashku me kardinal Troshanin dhe familjen teme.

Para 50 vjetësh regjimi komunist ndalonte besimin fetar, ndersa dje Papa Françeskus çoi meshë me meshtarin e fundit të asaj kohe.

Sot ishim në meshën private të Papës Ratzinger, nji atë i dashtun dhe i ambël.

Bekim i madh për Shqipninë kjo vemendje e Papës Françesku dhe dashnia e Papës Ratzinger për ne. I jemi mirënjohës Zotit për kardinalin Troshanin e Papëve për nderimin që i bajnë Kishës dhe kombit tonë”, shkruan Doshi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat