Ish-kreu i policisë i bashkohet mitingut të PD-së

Shqipëria

Ish-kreu i policisë i bashkohet mitingut të PD-së

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 20:50
Ahmet Prençi, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ahmet Prençi, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i është bashkuar publikisht thirrjeve të opozitës për të marrë pjesë në mitingun e datës 18 shkurt në Tiranë.

Drejtues i lartë i policisë në kohën e qeverisë “Berisha”, Prençi u emërua edhe në qeverinë "Rama" si zyrtar i rëndësishëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në postin e drejtorit të Hetimit Tatimor. Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Prençi ka publikuar edhe thirrjen e opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike “Ngrihemi bashkë” për protestën e 18 shkurtit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat