LIBRA mbyll zgjedhjet e brendshme, Blushi zgjidhet kryetar

Shqipëria

LIBRA mbyll zgjedhjet e brendshme, Blushi zgjidhet kryetar

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 22:27
Ben Blushi

Partia LIBRA, e iniciuar nga deputeti Ben Blushi ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme. Lajmi është dhënë nga vetë Blushi.

“Zgjedhjet e brendshme të LIBRA-s sapo u mbyllën. Ishin një ushtrim i jashtëzakonshëm demokracie, unik në llojin e vet. I falënderoj të gjithë ata që më besuan. LIBRA është një mënyrë jetese”, shkruan deputeti.

Në zgjedhjet për kryetar, Ben Blushi ka fituar 95 për qind të votave. Kundërshtari i Blushit në këtë garë Neritan Seferkolli ka fituar 5 për qind të votave. Ndërkaq, që janë bërë edhe zgjedhjet për anëtarë të bërthamës të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat