Protesta e 18 shkurtit, Basha takohet sot me qytetarët e Kavajës dhe Vlorës

Shqipëria

Protesta e 18 shkurtit, Basha takohet sot me qytetarët e Kavajës dhe Vlorës

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 10:19
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të takohet sot me qytetarë në Kavajë dhe në Vlorë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’u bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 18 shkurtit, protestën për të cilën ai është angazhuar si asnjëherë tjetër.

Takimi i parë do të zhvillohet në Kavajë në orën 11:00 dhe takimi i dytë në Vlorë në orën 15:00.

Më parë Basha do të diskutojë me anëtarët e degëve të PD-së në secilin qytet dhe më pas do t’i përkushtohet bashkëbisedimit me qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat