Ish- deputeti i PS i përgjigjet Ramës: Në asnjë vend të Evropës policia nuk është e lidhur e drogën

Shqipëria

Ish- deputeti i PS i përgjigjet Ramës: Në asnjë vend të Evropës policia nuk është e lidhur e drogën

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:02
Edi Rama dhe Andis Harasan

Në lidhje me komunikimin e Edi Ramës mbi vjedhjen e ndodhur në Rinas, reagoi një ish- deputet i PS-së, Andis Harasani.

Ai shkruan se Rama ka të drejtë kur përshkruan fenomenin e vjedhjes së bankave si një dukuri që nuk e gjen vetëm në vendin tonë por harron se në asnjë vend të Europës, me të cilët Kryeministri na krahasoi, policia nuk akuzohet për lidhje me drogën nga ministrat e qeverisë. 

Postimi i plotë i Andis Harasanit:
“Degjova me vemendje Kryeministrin ne pasqyren e te dieles. Ka plotesisht te drejte kur thote se vjedhje bankash ndodhin kudo neper europe dhe askund opozita nuk fajeson policine. Eshte absolutisht e vertete. Por kjo ndodh vetem per nje arsye. Ne asnje vend te Europes nuk ka polici te lidhur me hashashin si ne Shqiperi. Ne asnje vend te Europes nuk ka polici qe akuzohet si e lidhur me drogen nga ministra te qeverise. Dhe ne asnje vend te botes nuk ka polici qe gjen kufomen me dy plumba pas koke dhe e quan vetevrasje.
Dhe prape KM yne ka shume te drejte kur thote se mjetet qe bankat transportojne parate jane plotesisht te papershtatshme. Por sado te papershtatshme keto mjete te jene, prape une besoj qe jane me te pershtatshme se makinat me karikim elektrik te Policise. Kam punuar ne banka dhe kam shume miq bankiere. Kam pare se si transferohen leket qe ne 92. 
Te njejtat makina kane qene. Por ska pasur grabitje si sot. Dhe une besoj qe ministri ska asnje gisht ne keto grabitje. Por ajo qe po ndodh sot me policine me kujton nje ekip futbolli shume te dashur per mua para shume e shume vitesh. Presidenti I ekipit ne ate kohe, ne veshtiresi financiare filloi te shese ndeshjet. E beri njehere, e beri dy here, dhe heren e trete kur e provoi rezultati doli ndryshe nga cfare e kishte parashikuar. Cfare ndodhi? E thjeshte, futbollistet vendosen ta shesin vete pa I thene gje presidentit. Kam shume frike se kjo po ndodh dhe sot me policine e shtetit. Nese I thua mbyll syte ketu, mbyll syte aty policit, s’kemi pse te habitemi nese polici I thjeshte I mbyll syte dhe per qejf te vet pa I thene gje ministrit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat