Braçe “thumbon” Blushin: U zgjodhe kryetar me 95% të votave, njësoj si Edi Rama

Shqipëria

Braçe “thumbon” Blushin: U zgjodhe kryetar me 95% të votave, njësoj si Edi Rama

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 12:51
Erjon Braçe

Ditën e djeshme, Ben Blushi u konfirmua nga anëtarësia si kryetari i LIBRA-s.

Por sot ish- kolegu i tij në PS, Erjon Braçe e ironizon duke shkruar se ai u largua pasi Rama u zgjodh kryetar me 95% të votave, por ai vetë u zgjodh po me 95% të votave.

Status i Braçes:

“95% kryetar!!

A mund te me tregoje kush diferencen;

Iken nga nje parti duke share, akuzuar, sulmuar e bere cope- cope, perse kryetari aty fiton me 95% te votave te anetareve ne nje votim te pergjithshem me leter e kuti dhe, nderton nje “parti” tenden, e reklamon si risine e demokracise dhe, vete e “zgjidhesh” kryetar me 95% te votave te atyre qe si ke pare kurre, nuk i ke takuar ndonjehere, por i quan anetare te partise pse te bejne “like” ne Facebook.

95% mbetet i njejte!!

Anetaret dhe “anetaret”, ndryshojne natyrisht.

Eshte dallimi mes atyre qe ekzistojne dhe atyre qe nuk ekzistojne”, shkruan Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat