Basha fton kavajasit në protestën e 18 shkurtit: Rroshi është pasqyrë e Edi Ramës

Shqipëria

Basha fton kavajasit në protestën e 18 shkurtit: Rroshi është pasqyrë e Edi Ramës

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 14:37
Lulzim Basha

Gjatë një takimi me demokratët në qytetin e Kavajës, kryedemokrati Basha tha se qeveria Rama do me çdo kusht që t’u ulë kokën e qytetarëve të këtij qyteti.

Sipas Bashës Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës dhe jo e popullit të kulturuar, intelektualë që ka Kavaja.

 “Elvis Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës. Elvis Rroshi dhe Edi Rama janë vëllezër siamezë, pa Edi Ramën, nuk ka Elvis Rrosh dhe pa Elvis Rroshin nuk ka Edi Ramë. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me dhjetëra-qindra intelektualë, profesorë, pedagogë, menaxherë, juristë, ekonomistë, historianë, njerëz të artit dhe të kulturës, e të sportit me të cilët Kavaja krenohet dhe këtë krenari ia ka falë gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.

 Basha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 shkurtit.

 “Sot jemi të gjithë bashkë këtu për t’i thënë të gjithë qytetarëve të Kavajës se kjo nuk është betejë e partive politike, por është beteja e gjithë qytetarëve të bashkuar për t’i thënë jo varfërisë, papunësisë, për t’i thënë jo arrogancës dhe poshtërimit. Për t’i thënë po, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeverie që mendon për qytetarët, për Kavajën, për Shqipërinë”, deklaroi Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat