Apeli lë në qeli ish-drejtorin e burgut që liroi Lulzim Berishën

Shqipëria

Apeli lë në qeli ish-drejtorin e burgut që liroi Lulzim Berishën

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:00
Astrit Kota

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Astrit Koten, që akuzohet për lirimin e Lulzim Berishës.

Apeli ka rrëzuar kërkesën e Kotes për hetim në gjendje të lirë, duke e lënë këtë të fundit në qeli.

Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, rezultoi se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni (i shpallur në kërkim), kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulëzim Berisha. 

I dënuari Lulzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim para se të përfitonte lirim me kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat