Komisioni për CEZ/ Shalsi bën zhurmuesin, mazhoranca kërkon të bllokojë dëshminë e Avokates së Shtetit

Shqipëria

Komisioni për CEZ/ Shalsi bën zhurmuesin, mazhoranca kërkon të bllokojë dëshminë e Avokates së Shtetit

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:05
Komisionit hetimor

Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për skandalin e CEZ të kërkuar nga Partia Demokratike, deputetët e mazhorancës që në nisje të mbledhjes tentuan të bllokonin punimet e këtij komisioni.

Sapo filloi mbledhja, kryetari i komisionit Edmond Spaho sqaroi se çfarë ndodhi seancën e kaluar, kur nisi dhe konflikti me Avokaten e Shtetit, e cila është dëshmitare në këtë proces.

Sipas Spahos, mbledhjen e parë Avokatja e Shtetit Alma Hiçka u largua nga komisioni në mënyrë demonstrative dhe mbledhja u ndërpre duke u shtyrë për sot.

Por, nënkryetari i këtij komisioni Eduard Shalsi vazhdoi mbledhjen e kaluar pa autorizim nga kryetari Spaho. Në këto kushte, Spaho bëri kërkesë që nëse Avokatja e Shtetit nuk paraqitej sot, të merrej me forcë nga policia.

Ndërkohë, teksa kryetari i  komisionit i dha fjalën juristes së kuvendit që të sqaronte këtë ngërç, ndërhyri deputeti i PS Eduard Shalsi duke bërë zhurmuesin dhe duke tentuar që të ndalonte marrjen e dëshmisë së Avokates së Popullit.

Shalsi vazhdonte të fliste pa lejen e kryetarit Spaho, kur fjala i takonte juristëve për shpjegim.

Debati:

Edmond Spaho: Në rrethana në të cilat avokatja u largua, ndërpreva mbledhjen dhe njoftova mbledhjen e radhës.

Ndërhyn Eduard Shalsi pa radhë.

Edmond Spaho: Kjo sjellje që po bën është e papranueshme, është arrogante.

Eduard Shalsi: Mbarove?

Edmond Spaho: Jo nuk kam mbaruar, duhet të flasi zonja.

Eduard Shalsi: Do ta dëgjojmë dhe zonjën.

Edmond Spaho: Dëgjoni zonjën do bëjë interpretimin të konfliktit të interesit. Kur të mbaroj unë fjalën, do flasësh aq sa ke nevojë. Ju do ta merrni fjalën pasi të mbaroj.

Shalsi flet me mikrofon mbyllur jashtë radhe.

Edmond Spaho: Kur të vijë radha do ta marrësh fjalën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat