Si në Shqipëri... Forbes: Super-prodhimi 'zhvlerëson' marijuanën

Shqipëria

Si në Shqipëri... Forbes: Super-prodhimi 'zhvlerëson' marijuanën

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 19:03
Ilustrim

Gjithnjë e më shumë çmimi i marijuanës dhe llojeve të kanabisit po ulet për shkak të rritjes së prodhimit. Revista amerikane Forbes i ka kushtuar kësaj tendence një artikull së fundmi.

Çmimet me shumicë të marijuanës ranë në vitin 2016 nga 1000 dollarë për kilogram nga 2,500  dollarë që ishte më 2015. Madje disa shitës kanë ofruar në CannaSaver.com, çmime të ulta që shkojnë deri në  65 dollarë prë disa varitete”, tha Brian Shapiro, Kryeshef Ekzekutiv i CannaSaver për revistën Forbes. Shapiro tha se kultivimi në shtëpi i bimës ka sjellë ofertë të lartë e për pasojë çmimet kanë rënë dukshëm.

Forbes raporton se në shtetin e Uashingtonit, çmimet e boçave ranë në 6 dollarë grami aktualisht nga 25 dollarë që kushtonin në shtator 2015. Në muajin dhjetor çmimi mesatar i kanabisit ra me 1486 dollarë, por tre javët e fundit çmimi ka pësuar rritje por është ende shumë i ulët se në fillim të 2016.

Analistët vlerësojnë se tashmë lulja e kanabisit po bëhet aq e zakonshme si misri dhe soja, teksa fermerët, ata që mbollën nuk kanë arkëtuar të ardhurat e pritshme.

Rritja e marijuanës sot nuk është aq e thjeshtë, duke hedhur disa fara në tokë. Kjo është një përpjekje që kushton miliona. Objekte moderne dhe teknologji të shtrenjta duhen për të kontrolluar dritat dhe ujin. Bankat nuk preferojnë të kreditojnë këtë biznes dhe nga ana tjetër gjetja e pronave dhe objekteve për të ushtruar aktivitetin është e vështirë.

Edhe në Shqipëri, çmimet kanë rënë ndjeshëm

I njëjti fenomen ka prekur edhe kultivuesit shqiptarë të bimës (së palegalizuar) të cilët i shitën këtë  vit të korrat shumë më lirë se pritshmëritë që kishin në periudhën e mbjelljes për shkak të ofertës së lartë.

Ndërsa çmimi me të cilin produkti dilte nga fusha ishte 250-300 euro/kg, pas shtatorit ai ka rënë në 100-200 euro/kg, duke u tkurrur me 30-40%. Ka dhe disa zona, si në Gjirokastër, ku fshatarëve që kanë mbjellë për hesap të vet, u merret edhe me 70 euro për kg. Deri sa produkti arrin në destinacionin përkatës, çmimi rritet ndjeshëm për shkak të kostos së lartë të transportit (kosto e trafikimit me avion llogaritet në rreth 500 euro/kg, me kamion 350 euro/kg dhe me gomone 250 euro/kg) dhe marzhit shtesë të fitimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat