Kopshtet do të kenë mjek pediatër dhe punonjës social

Shqipëria

Kopshtet do të kenë mjek pediatër dhe punonjës social

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 23:41
Ilustrim

Task Forca e ngritur për të monitoruar kopshtet ka nxjerrë edhe nevojën për ndryshimin e ligjit parauniversitar, ku çerdhet dhe kopshtet të kenë edhe shërbime të tjera si prezenca e mjekut pediatër dhe e punonjësit social për të garantuar zhvillimin psiko-motor të fëmijës.

Gjithashtu ndryshime janë sugjeruar edhe për pozicionin e administratorit të kopshtit. Këto ndryshime janë sqaruar për Report Tv nga zv/ ministrja e arsimit dhe sportit Nora Malaj. Deri në vitin 2020 të gjitha kopshtet publike do të kenë vendosur të gjithë kushtet sipas tadnradeve që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur. Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit ka sqaruar edhe ndryshimet që do të pësojë ligji për arsimin parauniversitar. 

Ku mes tyre përfshihet futja e mjekut pediatër në çerdhe dhe kopshte, specialistët e zhvillimit psiko-motor si dhe administratori i kopshtit të mos jetë në mjediset e brendshme të menaxhimit të kopshtit. Po kështu edhe hapësirat fizike të kopshtit do të strukturohen në hapësira të veçanta. Për të gjitha kopshtet private, të cilave Task-Forca ju ka lënë detyra për t'u përmbushur, nëse në kontrollin e dytë nuk do të kenë bërë ndryshimet, atëherë këto kopshte do të mbyllen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat