'Nuk jam në gjendje të flas' - bashkëshorti i Ermira Arapit shtyn dhënien e dëshmisë

Shqipëria

'Nuk jam në gjendje të flas' - bashkëshorti i Ermira Arapit shtyn dhënien e dëshmisë

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 08:59
Ermira Arapi me bashkëshortin e saj Armando Dushi

"Nuk jam në gjendje të flas”. Kjo ka qenë fjalia përcjellëse e Armando Dushit, bashkëshortit të Ermira Dushit (Arapi)  ndaj Policisë së Fierit, që mbërriti dje në banesën e tij për t’i marrë dëshminë.

Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur se për shkak të çështjes delikate, Armando Dushi nuk është thirrur në ambientet e policisë.

Pak ditë pas tragjedisë ku bashkëshortja e tij u gjet e vrarë bashkë me 32-vjeçarin Drini Dervini është konsideruar si e domosdoshme dëshmia e tij, e cila mund të hidhte dritë mbi motivin e kësaj tragjedie.

Të njëjta burime thanë se ai është mjaft i ngarkuar psikologjikisht, pasi veç humbjes së të shoqes, ai po përjeton zhgënjimin e tradhtisë. E për këtë shkak e bojkotoi edhe varrimin e Ermirës dhe nuk pranoi të tërhiqte trupin e saj. Rrethanat e krimit ai i ka mësuar pas mbërritjes nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat