Takimi me Lu, Meta: Konfirmoj vullnetin për bashkëpunim në përmbushje të reformës në drejtësi

Shqipëria

Takimi me Lu, Meta: Konfirmoj vullnetin për bashkëpunim në përmbushje të reformës në drejtësi

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 14:55
Ilir Meta dhe Donald Lu

Në përfundim të takimit të sotëm me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, kreu i Kuvendit Ilir Meta duke folur për mediat tha se në qendër të diskutimit ishte vazhdimësia e reformës në drejtësi dhe përmbyllja e reformës zgjedhore.

Meta e cilësoi mjaft konstruktiv takimin me ambasadorin, duke theksuar se janë të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët vendas dhe të huaja për përmbushjen e reformës në Drejtësi.

“Folëm për reformën zgjedhore dhe për përmbylljen e saj në përputhje me rekomandimet e OSBE – ODIHR.
Në vijim patëm diskutim edhe për procesin e dekirminalizimit dhe reformës në Drejtësi.
Konfirmoj vullnetin me të gjitha institucionet në përmbushje të reformës në Drejtësi”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat