Eurostat: Shqiptarët dhe turqit jetojnë më gjatë se fqinjët e tyre

Shqipëria

Eurostat: Shqiptarët dhe turqit jetojnë më gjatë se fqinjët e tyre

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 16:15
Ilustrim

Shqipëria dhe Turqia janë vendet që kanë jetëgjatësinë më të lartë në rajon në mbi 80 vite, sipas të dhënave të Eurostat që i referohen vitit 2014

Eurostat vë në dukje se jetëgjatësia për gratë është vazhdimisht më e lartë se për burrat si brenda 28 vendeve të BE-së dhe ato të rajonit të Ballkanit.

Ky hendek gjinor arriti kulmin në 5.5 vjet në vendet e BE-së dhe në Turqi, ndërsa jetëgjatësia për gratë është 3.9 vjet dhe 5.3 vjet më shumë se sa ishte për burrat në të gjithë vendet e tjera të zgjerimit.

Në vitin 2014, jetëgjatësia për burrat në vendet e zgjerimit shkon në 72.8 vjet në Serbi deri në 76.4 vjet në Shqipëri (në krahasim me 78.1 vjet në 28 vendet e BE-së). Për gratë, jetëgjatësia në të gjithë vendet e zgjerimit ishte pak më homogjene, duke filluar nga më i ulëti i 77.5 vjet në Maqedoni dhe 80.9 vjet në Turqi (në krahasim me 83.6 vjet në-28 të BE-së).

Eurostat ka vënë re një rritje të jetëgjatësisë për burrat dhe gratë në BE dhe në vendet e zgjerimit, në mes të vitit 2004 dhe 2014.

Në hakun kohor të dhjetë viteve, jetëgjatësia në Shqipëri u rrit me 3.1 vite.

Jetëgjatësia u rrit me shpejtësi gjatë shekullit të kaluar për një numër të madh faktorësh, duke përfshirë: reduktime në vdekshmërinë foshnjore, rritje të standardit të jetesës, arsimim më të mirë dhe përparimeve në mjekësi.

Rritja e jetëgjatësisë në këto nivele ka bërë që Shqipëria të rrisë moshën e pensionit. Mosha e pensionit rritet me një muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy sekset, në vitin 2056. Ky fenomen, i evidentuar në shumë shtete të Europës dhe në botë, po haset edhe në Shqipëri. Si rezultat i shumë faktorëve, jetëgjatësia po rritet me një trend mesatar me mbi një muaj në vit. Në këtë rritje, jetëgjatësia te gratë është më e lartë se jetëgjatësia te burrat. Aktualisht, në Shqipëri, koha mesatare e gëzimit të pensionit për të dyja gjinitë është 21.4 vjet, 19.2 vjet për meshkujt dhe 24.2 vjet për femrat. Pra, koha e gëzimit të pensionit për femrat është 5 vjet më e lartë se e burrave, për dy arsye kryesore: jetëgjatësia më e madhe e femrave se meshkujt si dhe dalja në pension pleqërie më herët se ata.

Në vitin 2050, numri i personave të moshuar në vendet e zhvilluara do të jetë dy herë më i madh se numri i fëmijëve, ndërsa numri i të moshuarve në vendet në zhvillim pritet të dyfishohet. Kjo tendencë do të ketë efekte të thella në shumë vende dhe individë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat