Një gjyqtar nuk 'trokiti çekiçin' për pafajësinë e ‘Hakmarrjes për drejtësi’

Shqipëria

Një gjyqtar nuk 'trokiti çekiçin' për pafajësinë e ‘Hakmarrjes për drejtësi’

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Trupa gjyqësore prej 5 anëtarësh të Apelit të Krimeve të Rënda që dha pafajësinë për organizatën terroriste “Hakmarrja për drejtësi”, nuk ka qenë në një mendje.

Burime nga gjykata, kanë bërë të ditur se 4 gjyqtarë kanë qenë pro pafajësisë për anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, dhe njëri prej tyre ishte kundër.

Duke qenë se rezultati ishte 4 me 1, pavarësisht këmbënguljes që ata të mos faleshin, trupa gjyqësore e drejtuar nga Alaudin Malaj ka vendosur që të shpallë të pafajshëm anëtarët e “Hakmarrjes...”.

Por kush është gjyqtari i cili doli kundër pafajësisë për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për  drejtësi”. 

Burime thanë për median se ai është Artur Kalaja, gjyqtari i cili ka kundërshtuar dhënien e pafajësisë.

Gjyqtarët që kanë qenë pro pafajësisë së “Hakmarrjes për drejtësi” janë: Alaudin Malaj, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo. Për të gjithë këta ka nisur një hetim nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat