Mediu thirrje qytetarëve: Ejani në protestë! Jetën na e ka falur Zoti, jo Rama!

Shqipëria

Mediu thirrje qytetarëve: Ejani në protestë! Jetën na e ka falur Zoti, jo Rama!

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:42
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin në protestën e opozitës më 18 Shkurt.

Përmes një statusi në Facebook, Mediu e cilëson 18 Shkurtin si ditën e qytetarëve, ku sipas tij do t’i thuhet “stop” varfërisë, korrupsionit dhe krimit të lidhur me pushtet. 

Statusi i plotë u Mediut

Te dashur miq18 SHKURTI eshte dita juaj1- A ja vlen te luftojme per lirite dhe te drejtat tona?2-A ja vlen te luftojme per familjet dhe vendin tone?Prandaj do jemi se bashku per te treguar se ja vlen edhe njehere se bashku me bindjen LIrine, Jeten dhe te ardhmen na i ka falur Zoti e si leme peng te ketij pushteti te pazarit dhe antligjit, korrupsionit dhe varferise, krimit dhe shkaterrimit. Si leme peng te Rames

Ne duhet te luftojme kunder banditeve qe sillen si shteti dhe shtetit qe sillet si bandeDuhet te luftojme per ta bere Shqiperine te Madhe dhe te begate. Per ta bere Shqiperine Europiane sic e beme vend anetare i NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat