Rama: Dashurimisht nga Valentini yt

Shqipëria

Rama: Dashurimisht nga Valentini yt

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 21:24
Fotoja e publikuar nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e Shën Valentinit ka botuar në Facebook një foto me shkodranin Pashko Ashiku, e shoqëruar me shprehjen "ha me sy" të zgjedhurën e tij të zemrës.

Shkrimi i kryeministrit Rama:

"Dashurimisht nga Valentini yt"

Shprehja e famshme e Shën Valentinit, shkruar, sipas traditës, në një pusullë për një konfidente të tij përpara se të jepte jetën si martir, lexohet qartazi në vështrimin e ekzaltuar të qytetarit sqimatar të Shkodrës, Pashko Ashikut - nëse nuk do ta kishte patur kështu mbiemrin, do të duhej t'ja kishim shpikur për këtë rast - i cili e "ha me sy" të zgjedhurën e tij të zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat