Vasili letër Nishanit, Metës dhe Ramës: Bordi i ONM-së i paligjshëm

Shqipëria

Vasili letër Nishanit, Metës dhe Ramës: Bordi i ONM-së i paligjshëm

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 21:49
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili

Krijimi i Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është një instrument politik dhe jo kushtetues.

Në një letër të dërguar në datën 13 shkurt kreut të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimin për rolin e paqartë dhe ligjshmërine e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar proçesin e vettingut. Ministri Vasili nënvizon në letër se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.

Bordi i krijuar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është jokushtetues.

Nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama, presidentit Nishani dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, Ministri Vasili shpreh shqetësimin e tij per ligjshmërinë e këtij bordi.

Në letrën e dërguar theksohet se konsensusi i arritur në 21 korrik kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë ekspertë të ligjit me jo më pak se 15 vite eksperiencë, ndërsa nuk ka qenë i parashikuar krijimi i një bordi të tillë menaxhues.

“Në të gjitha dispozitat qoftë kushtetuese apo ligjore nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon proçesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që so të realizojnë vëzhgimin e pavarur.

Ndërkohë qeveria shqiptare ka detyrimin të vërë në dispozicion të tyre gjithçka duke filluar nga informacioni i plotë ligjor e dokumentar, deri në garantimin e mjeteve logjistike. Çdo parashikim tjetër sa i takon Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë proçes, anëtarësisë së tij me pjesmarrës të përkohshëm si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të Ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje qoftë në Kushtetutë apo në ligj”.

Sipas Vasilit, fryma e Kushtetutës parashikon tërheqjen e ekspertizës ndërkombëtare më të mirë që do të monitorojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo përfshirjen politike të përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç e quan ai krijimin e këtij bordi.

Bordi i menaxhimit të ONM u bë i ditur me ardhjen e kreut të këtëj operacioni, Genoveva Ruiz Calavera dhe në përbërje të tij ka 5 juristë, 3 nga vendet e BE dhe 2 nga SHBA.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk do të ketë asnjë fuqi ekzekutivi në proçesin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat