Grabitja në Rinas, zbulohet detaji tronditës në lidhje me arrestimin e 4 autorëve

Shqipëria

Grabitja në Rinas, zbulohet detaji tronditës në lidhje me arrestimin e 4 autorëve

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 22:10
Aksioni policor

Arrestimi i katër personave të dyshuar për grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit është bërë me urdhër ndalimi të firmosur ditën e sotme nga ana e prokurorit Ols Dado.

“Panorama” mëson se ky është prokurori i çështjes së grabitjes së 3 milionë eurove në 3 dhjetor 2015 në Tiranë.

Menjëherë pas daljes në skenë të Fatjon Xhyliut nga bërthamate telefonave celularë, hetimi i ngjarjes së fundit është marrë nga prokurori që kishte hetuar menjëherë pas ngjarjes edhe grabitjen e 3 dhjetorit 2015 dhe jo të së enjtes së kaluar.

Ka qenë pikërisht prokurori Ols Dado që ka marrë ditën e sotme në pyetje të arrestuarit Fatjon Xhyliu, ish-polic privat.

Pas marrjes së kësaj dëshmie dhe provave të tjera të mbledhura, prokurori ka firmosur urdhrat e ndalimit për katër të arrestuarit dhe dy persona të tjerë në kërkim.

Kjo do të thotë se të arrestuarit e sotëm janë arrestuar mbi provat e grabitjes së vitit 2015 ndërsa për grabitjen e së enjtes së kaluar, nuk ka prova, por vetëm dyshime. Ata do të vazhdojnë të jenë nën hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat