Fation Xhyliu: Gënjeva shefat e mi, mora pushim dhe bëmë grabitje

Shqipëria

Fation Xhyliu: Gënjeva shefat e mi, mora pushim dhe bëmë grabitje

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 07:40
Fation Xhyliu

Fation Xhyliu, ish-punonjësi i kompanisë siguruese “Ro-Gat Security” është çelësi i zbardhjes së identitetit të 5 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.

Ditën kur janë grabitur 3.2 milionë dollarë nga dy furgonët e kompanisë “Jaguar Security” dhe 3 milion euro në dhjetor të 2015, Fation Xhyliu ka pasur rolin e vëzhguesit të automjeteve ku ndodheshin paratë. Ai ka qënë në Vorë, duke sinjalizuar anëtarët e tjerë, se makinat po afroheshin në zonën e Laknasit.

Ai qëndronte në Vorë në një apartament me qira, ku ditën e shoqërimit të tij nga policia, ka qenë nën shoqërinë e të vëllait, Gentjanit nga Lushnja.

Prezenca e tyre në këtë zonë ka ngjallur dyshim nga policia, e cila ka vendosur ti shoqërojë fillimisht. Ata janë pyetur se për çfarë ishin ndodhur në atë zonë, por nuk kanë dhënë shumë detaje.

Pas verifikimeve, është lejuar të dalë nga qelia Gentjan Xhyliu, ndërkohë Fationi është mbajtur i izoluar, me argumentin e verifikimit të tij. Policia gjeti në telefonin e Xhyliut disa sms të dyshimta, mesazhe këto që ai nuk ka qenë në gjendje ti japë përgjigje dhe të bindë policët.

Menjëherë ndaj tij janë ngritur dyshime si ai kishte shërbyer si informator i grabitësve dhe i është komunikuar urdhëri i ndalimit, i lëshuar nga prokurori Ervin Karanxha.

Pas këtij momenti, Fation Xhyliu ka vendosur të bashkëpunojë me policinë e Tiranës duke treguar me imtësi të gjitha detajet e dy grabitjeve dhe emrat e personave që kishin marë pjesë.

Dëshmia e ish-policit privat

Përpara prokurorëve dhe policëve, Fation Xhyliu, ka treguar se prej disa kohësh kishte qënë pjesë e kompanisë siguruese “Ro-Gat Security”.

Ai ka rëfyer se një ditë para se të grabitej furgoni i kësaj kompanie në zonën e quajtur “Qafë-Kashar”, ai ka pasur dijeni për transportimin nga Tirana në drejtim të Rinasit, të një sasie prej 3.2 milionë euro.

Media mëson një pjesë të dëshmisë së ish-policit privat i cili ka treguar se: …kam qënë pjesë e kompanisë Ro-Gat Security. Gjatë kohës kur shërbejë pranë kësaj kompanie kisha detyrën e shoqëruesit të makinës, që transportoheshin sasitë e lekëve nga banka në bankë dhe nga banka drejt Rinasit. Një ditë para se të ndodhte grabitja, unë kam pasur dijeni për këtë transportim.

Ndërkohë që kisha njoftuar dhe anëtarët e tjerë që kisha vendosur të bashkëpunoja. Pikërisht një ditë para sulmit, kam gënjyer shefat e mi, duke kërkuar që të mos paraqitesha në punë, duke u justifikuar se kisha një punë time personale dhe më nevojitej dita e pushimit.

Kjo kërkesë është bërë tek eprori, ai më ka miratuar pushimin, duke më zëvendësuar me një koleg tjetër. Ndërkohë në 3 dhjetor të 2015, jemi organizuar me detyra të përcaktuara, për të sulmuar makinën që do transportonte lekët nga banka në drejtim të Rinasit.Unë kam qënë në rolin e vëzguesit duke i dhënë informacion anëtarëve të tjerë, për vendodhjen e makinës etj…”.

Më tej ish-polici ka rëfyer në polici, se një ditë pasi kishin grabitur 3.2 milionn euro ai është paraqitur në punë, ku kishte dëgjuar kolegët e tij të eskortës së shoqërimit të parave se si ishin sulmuar në mënyrë të befasishme dhe skishin mundur të bënin asnjë lëvizje.

Vetë kompania private ka bërë një hetim për këtë grabitje, ku disa prej kolegëve të tij betoheshin se nuk kishin gisht në këtë ngjarje dhe s’kishin dekonspiruar operacionin e transportimit të thasëve me euro në drejtim të Rinasit. Më tej Fation Xhyliu u ka treguar policëve se kishte braktisur punën, duke dhënë dorëhqjen pasi ka hapur fjalë se kishte gjetur një tjetër punë më të mirë. Ndërsa disa kolegëve të tjerë u ka pohuar se do largohej jashtë shtetit. Xhyliu ka treguar fakte të dobishme edhe për grabitjen e dytë që ata kanë bërë, i cili ka pohuar se sërisht ka qënë në rolin e vëzhguesit. Dëshmia e tij ka qënë çelësi i identifikimit, lokalizimit dhe më pas arrestimin e anëtarëve të këtij grupi kriminal që grabiste lekët e bankave në vendin e quajtur qafa e Kasharit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat