Kryeministri Rama: Ambasada të përbashkëta me Kosovën

Shqipëria

Kryeministri Rama: Ambasada të përbashkëta me Kosovën

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:37
Kryeministri Edi Rama

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka prezantuar sot me një ceremoni shërbimin konsullor online, ku ka marr pjesë kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik, raporton AA.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se ofrimi i këtij shërbimi përmbush një nga objektivat e samitit të diasporës. Sipas tij, me anë të këtij shërbimi do të ulen edhe kostot e shërbimeve konsullore.

"Unë besoj që duhet të kemi jo vetëm shërbime konsullore të përbashkëta, por edhe ambasada të përbashkëta (me Kosovën). Dua të theksoj se për ne mbetet sfida e sfidave që të sigurojmë pjesëmarrjen në procesin më të rëndësishëm që janë zgjedhjet e të gjithë qytetarëve që banojnë jashtë vendit. Për të garantuar pjesëmarrjen në votime duhet të regjistrojmë shqiptarët jashtë vendit. Jemi i vetmi shtet në Europë që nuk ka të regjistruar njerëzit e vet. Ky regjistrim i përgjithshëm që ka nisur e që do të shtrihet në të gjithë territoret ku jetojnë shqiptarët përmes aplikimeve online do të na japë mundësi që të mund t’i përfshijmë shqiptarët jashtë vendit në procesin demokratik duke i dhënë mundësi të votojnë nga aty ku janë”, u shpreh Rama. 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u ndal në risitë e reformës konsullore duke u shprehur se: “Për herë të parë që prej vitit 1998, kemi rishikuar plotësisht tarifat e shërbimeve konsullore. Disa shërbime ofrohen falas dhe disa të tjera ofrohen me tarifë të reduktuar. Kemi përgjysmuar tarifën e dublikimit të certifikatave dhe kemi ulur me 25 për qind tarifat e legalizimeve. Nga ana tjetër, shtuam gamën e shërbimeve konsullore në shtete me prani të madhe shqiptarësh”. 

Sipas MPJ-së, ky shërbim krahas rritjes së aksesit të publikut për informacion, zgjerimit të gamës së shërbimeve, etj, shkurton kohën, rrit transparencën dhe redukton abuzimet e mundshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat