Vlahutin: Vettingu rikthe besimin e biznesit tek Drejtësia

Shqipëria

Vlahutin: Vettingu rikthe besimin e biznesit tek Drejtësia

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 17:51
Romana Vlahutin

Për shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, mungesa e besimit tek sistemi gjyqësor, ka bërë që investitorët e huaj të shmangin Shqipërinë.

Gjatë publikimit të të dhënave nga sondazhi i Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA), ambasadorja e BE-së Vlahutin tha se procesi i Vettingut do të mund të sjellë ndryshimin e munguar prej vitesh në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Kjo sipas saj do të shtojë besimin tek drejtësia, dhe për rrjedhojë edhe investimet e huaja.

"79% e shqiptarëve ashtu si dhe biznesi i huaj nuk kanë besim te gjyqësori. Gjërat duhet të ndryshojnë, kemi nisur tashmë Vettingun", u shpreh Vlahutin duke theksuar se duke kaluar në filtër sistemi gjyqësor do të jetë më i paanshëm dhe profesional. 

Sondazhi kishte në fokus klimën e biznesit gjatë vitit 2016. Sipas sondazhit, bizneset kanë pak besim se reforma do arrijë të shkëpusë gjyqësorin nga ndikimi i politikës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat