"Shpërthen" Blushi: Rilindja kërkon të nxjerrë jashtë zgjedhjeve LIBRA-n

Shqipëria

"Shpërthen" Blushi: Rilindja kërkon të nxjerrë jashtë zgjedhjeve LIBRA-n

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 09:57
Kreu i LIBRA-s, Blushi

Kreu i LIBRA-s, Blushi shkruan se me urdhër të Edi Ramës KQZ po kërkon të lërë jashtë listës së zgjedhësve partinë e tij

KQZ KERKON TË NXJERRË LIBRA JASHTË LIGJIT

Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të rregjistrohet në zgjedhje. 

LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. 

Pra jo 18 qershori por 28 prilli. Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA. Kjo është njëlloj sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat